Telegrafi

Apple njofton një altoparlant inteligjent HomePod Mini në ngjarjen virtuale ‘Hi, Speed’

Apple ka zbuluar një altoparlant të ri inteligjent në ngjarjen e saj virtuale ‘Hi, Speed’.

Ajo erdhi gjatë ngjarjes së saj “Hi, Speed”, e cila po transmetohet nga selia e Apple në Kaliforni, transmeton Telegrafi.

HomePod Mini, altoparlanti më i fundit inteligjent nga Apple , ka një formë të re sferike me rrjetë më të mirë – një pamje shumë e ngjashme me altoparlantët e rinj Echo, Amazon të prezantuar muajin e kaluar.

Ndriçon ngjyra të ndryshme lartë kur aktivizohet Siri.

Kompania tha se ka përmirësuar tingullin dhe shumë altoparlantë HomePod mund të luhen në sinkronizim në të gjithë shtëpinë.

Vlen të theksohet se del në shitje më 16 nëntor dhe do të kushton 99 dollarë. /Telegrafi/