Për dallim nga softuerët paraprak, tani Apple, në sistemin e ri operativ, siç duket, kufijtë e Kosovës i ka shënuar me një vijë të plotë, e jo siç ka qenë më parë, me vijë të ndërprerë.
Një konstatim i tillë mund të nxirret së paku nga pretendimet e disa përdoruesve të këtij softueri, sipas të cilëve me azhurnimin e softuerit të ri, harta e Kosovës duket me vijë të plotë.
Dhe ky hap i Apple supozohet të jetë hedhur në sistemin e ri operativ iOS 15, përcjell Telegrafi.
NEWS – Apple recognizes #Kosovo as independent country
Koha reports: https://t.co/I56suKu5ua pic.twitter.com/394c9rqqP6
— Stefan in Kosovo (@StefanInKosovo) September 21, 2021
Aty Kosova mund të shfaqet me territor të përkufizuar me kufij të plotë me Serbinë.
Sidoqoftë, një formë e tillë e hartës së Kosovës, nuk është shfaqur tek të gjithë përdoruesit e këtij softueri – disa prej tyre kanë thënë se harta vazhdon të jetë me vijë të ndërprerë.
Ndryshe, muaj më parë, Apple kishte rregulluar të gjitha lokacionet në territorin e Kosovës dhe ato ishin shënuar në gjuhen shqipe.
Ky veprim kishte ardhur pasi një peticion i filluar në korrik të vitit 2020 i kërkoi Apple të tregonte një Kosovë të pavarur në hartat e saj.
Peticioni u mbështet edhe nga të famshmit me origjinë shqiptare, përfshirë Dua Lipa, Rita Ora, etj.
Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë gjithashtu kërkuan nga Apple që ta tregojë Kosovën si një vend të pavarur. /Telegrafi/
Në shkruani në rrjetet tona sociale apo info@telegrafi.com, se si iu shfaqet juve. Ne do të përditësojmë lajmin në vazhdimësi.
Një lexues tha se vija e plote e kufirit është ajo në 3D dhe jo 2D