Telegrafi

Apple njeh Kosovën

Sistemi më i ri sjell shumë risi, mirëpo ajo që është më e rëndësishmja për ne – Kosova është përfshirë për herë të parë në listën e shteteve.

Pas Facebookut, i cili “e njohu” Kosovën para disa muajsh tashmë është edhe ky një lajm jashtëzakonisht i mirë.

Natyrisht që do të presim edhe në të ardhmen e afërt përfshirjen e vendit tonë në listat e kompanive tjera të mëdha, produktet e të cilave i shfrytëzojnë qindra miliona njerëz. 

E veçanta e sistemit të ri është siguria e madhe për pajisjet mobile që ofron Apple me anë të iOS 8, duke qenë se të dhënat do të mbeten të fshehta madje edhe nga policia.

Edhe në rast se policia ka një urdhër hetimit, Apple e ka bërë të pamundur hyrjen në të dhënat e shumicës së iPhone-ve dhe iPad-ëve nga policia, raporton The Washington Post. /Telegrafi/