Telegrafi

Apple ngjitet, Nokia bie

Gjatë këtij viti, pritet që dërgesat e reja për iPhone të arrijnë shifrën e 86.4 milionë njësive, ose më pak sesa dyfishi i asaj që kishte bërë në vitin e kaluar.

Viteve të fundit, iPhone ka qenë njëra ndër pajisjet më të popullarizuara mobile, dhe çdo vit Apple lëshon një model të ri në treg, dhe secili prej tyre bëhet edhe më popullor sesa modeli paraprak, duke i ndihmuar kompanisë që gjithnjë t’i thyejë rekordet e veta të shitjes dhe popullaritetit të produktit të saj.

Tani që pritet të bëhet edhe lansimi i iPhone 5, një gjë e tillë edhe mund të përsëritet sikurse çdo vit tjetër.

Apple ka projektuar që shpërndarja e telefonit të saj të mençur këtë vit të arrijë në  86.4 milionë njësi në 2011, ose 82 për qind më shumë, krahasuar me 47.5 milionë sa ishte shifra e fundit e kësaj kompanie.

Për dallim prej Apple, Nokia këtë vit do të shpërndajë vetëm 74.4 milionë njësi të telefonave të saj, nga 100 milionë sa kishte në vitin 2010, thotë Luke Lin, analist për Digitimes Research.

Apple pritet ta arrij Nokia’n këtë vit, ndërsa pajisjet e Nokia’s janë duke u bërë gjithnjë e më pak të dëshiruara nga përdoruesit. / Telegrafi /