Telegrafi

Apple nesër vjen me iOS 8

iOS 8 tashmë ka qenë në duart e zhvilluesve në versionin beta, dhe i njëjti pritet të sjell shumë përmirësime dhe tipare të reja.
Pas lansimit, iOS 8 do të jetë në dispozicion për modele të ndryshme të pajisjeve mobile të Apple, sikurse iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5C dhe iPhone 5S, si dhe për iPad 2, iPad 3, iPad 4, iPad Air, iPad mini dhe iPad mini me ekranin Retina.

Natyrisht, me iOS 8 do të jetë në dispozicion edhe për modelet e reja të iPHone 6 dhe iPhone 6 Plus, bashkë me gjeneratën e pestë të iPod Touch. (Telegrafi)