Telegrafi

Apple nesër mbyll dyqanet, për nder të Jobs

Shërbimi publik përkujtimor për nder të Jobs do të mbahet gjatë ditës së nesërme prej 10:00, ngjarje e cila pason mbledhjen private për Steve Jobs. 

 

Të gjithë të punësuarit e Apple do të përdorin kohën e tyre jashtë orarit për të parë ngjarjen direkte, e cila do të transmetohet në çdo dyqan të kompanisë. 

 

Përkundër shuarjes së njeriut i cili e krijoi Apple dhe produktet kryesore të saj, kjo ishte një jave e nxehtë për shitjet e kompanisë, e cila theu rekordet e saj me shitjen e  iPhone 4S, dhe lëshimin e versionit të ri të sistemit operativ, iOS 5. / Telegrafi /