Telegrafi

Apple nesër debuton me produktet e reja

Bashkë me iPad Mini pritet që Apple të lansoj një Mac Mini dhe MacBook Pro me ekran 13 inç Retina.

Gjithashtu, sipas spekulimeve në ueb faqet e ndryshme teknologjike thuhet se kompania do të freskoj gjeneratën e iPad me një model të ri i cili thuhet se do të ketë specifika të njejta me produktin paraardhës të llojit të vet, por pajisja thuhet se do të ketë mbushësin e ri nga kompania, Lightning.

Pritet që, në ngjarjen që do të mbahet nesër për prezentimin e produkteve të reja të Apple, të kemi edhe detaje lidhur me iPad 3. /Telegrafi/