Telegrafi

Apple ndërmerr masa ndaj aplikacioneve, të dyshuara për marrjen e pamjeve të aktiviteteve nga ekranet e iPhonëve

Ditë më parë, është raportuar se disa aplikacione të dyshuara, mund të ndërhyjnë nëpër iPhone dhe t’ju marrin shfrytëzuesve pamjet e aktiviteteve nga ekranet, derisa ata as që e kanë dijeninë.

Për këtë ka reaguar kompania Apple, duke bërë të ditur se inxhinierët e saj do të hulumtojnë në hollësia aplikacionet e dyshuara, nëse kanë mundësi të ndërhyjnë nëpër iPhone dhe t’ju ndalohet shitja në App Store, transmeton Telegrafi.

Në raportin e shpërndarë, ishin lansuar një numër i konsiderueshmë i aplikacioneve, përfshirë Expedia dhe Hotels.com, si marrësit më të mëdhenj të këtyre pamjeve.

Të dhënat personale që shfrytëzuesit i marrin apo i japin nëpërmjet telefonave, janë shumë private dhe përfshijnë elemente shumë sekrete si fjalëkalimet apo shifrat e kartelës së bankës.

Me një fjalë, do të ishte tragjedi e të dhënave private.

“App Store Review Guideline kërkojnë që aplikacionet të mos mbledhin të dhëna personale nga përdoruesit, kryejnë veprimet e në mënyrë të pastër dhe pa prapavijë” ka thënë një zëdhënës i kompanisë.

Deri më tani, janë identifikuar disa shkelës të privatësisë, me mundësi që të ndikojnë në aktivitetet private dhe po bëhen hetime të hollësishme, nëse kanë kryer këto aktivitete të dyshuara. /Telegrafi/