Telegrafi

Apple Music tani ka 10 milionë përdorues!

Shërbimi është lansuar në më shumë se 100 vende në qershorin e kaluar dhe Apple tha në tetor se kompania kishte 6.5 milionë abonentë me pagesë.

Siç dihet, Apple ofron tre muajt e parë të shërbimit pa pagesë.

Apple Music është ende më e vogël se Spotify, e cila pretendonte qershorin e kaluar se kishte arritur në mbi 20 milionë abonentë me pagesë.

Në anën tjetër, Deezer numëron rreth 6.5 milionë konsumatorë që paguajnë për shërbimin e saj. (Telegrafi)