Telegrafi

Apple Music edhe në Android?

Shërbimi i muzikës nga Apple u lansua në qershor të këtij viti me iOS 8.4 për iPhone, iPad, iPod touch, Apple TV, dhe OS X, dhe tani me sa duket do të vijë edhe në Android.

Funksionet që do të sjell në Android shërbimi i Apple përfshijnë edhe Beats 1 radio, Apple Music Connect, i cili ua lejon përdoruesve të të lidhen me fansat e tyre dhe të marrin rekomandime. (Telegrafi)