Telegrafi

Apple Music bën 15 milionë përdorues

Duke folur në konferencën WSJDLive, drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook tha se kompania kishte 6.5 milionë klientë me pagesë për Apple Music dhe 8.5 milionë konsumatorë të tjerë të cilët e përdorin versionin pa pagesë të shërbimit.

Këto shifra Apple i ka arritur për një tremujor.

Pas periudhës provuese, përdoruesit paguajnë 9.99 dollarë në muaj për abonimet individuale në Apple Music, ose 14,99 dollarë për familje.

Grupi i parë i klientëve kaloi jashtë periudhës provuese të shërbimit në fund të shtatorit.

Në gusht, Eddy Cue zëvendës presidenti i Apple kishte deklaruar se Apple Music ka arritur tek 11 milionë njerëz në versionin e shërbimit testues. Për krahasim, Spotify ka 75 milionë përdorues aktivë dhe 20 milionë abonentë që paguajnë. (Telegrafi)