Apple Music do të fillojë më 30 qershor dhe Beats One Radio do të bëjë transmetimin e parë më 30 qershor në ora 09:00.
Lajmi i parë për nisjen e Beats One Radio u bë i ditur gjatë kohës kur u zbulua edhe iOS 9, dhe përdoruesit të cilët e kanë instaluar versionin e saj beta do të mund të dëgjojnë radion e kompanisë Apple.
Kur Apple Music të lansohet edhe zyrtarisht do të mundësojë shërbim pa pagesë për tre muajtë e parë, e më pas përdoruesit do të duhet të paguajnë 9,99 dollarë në muaj për një abonim të vetëm. (Telegrafi)