Nëse Apple Watch do të ketë ndonjëherë kamerë, do t’i vihet në rrip.
Kështu së paku tregon patenta, për të cilën ka aplikuar Apple, lidhur me kamerën në këtë orë të zgjuar, transmeton Telegrafi.
Inxhinierët kanë provuar një metodë praktike, që i mundëson kamerës të lëvizë shumë lirshëm dhe të realizojë fotografitë e duhura.
Skicat e patentës, tregojnë se kamera vendoset në rrip, shumë pranë orës dhe lëvizet në pozitat e dëshirueshme për të marrë imazhet, pasta kthehet sërish mbi sipërfaqen e orës.
Të gjitha pamjet që merren, përfundojnë më pas në Apple Watch dhe mund të shpërndahen në pajisje tjera. Me njërën dorë, do të bëhen fotografitë, ndërsa ora e zgjuar është e lidhur për dore, derisa njëjtë ndodhë edhe me realizimin e selfieve.
Derisa në skica shihet se ka dy kamera, në të dy anët e kësaj pajisje, ende nuk dihet nëse do ta shohim në Apple Watch që lansohet me së shpejti me disa opsione shumë të mira. /Telegrafi/