Site icon Telegrafi

Apple mund të rikthejë treguesin e përqindjes së baterisë në iPhone 14 Pro

Apple mund të rikthejë treguesin e përqindjes së baterisë në iPhone-in 14 Pro të ri, sipas thashethemeve.

Përpara ngjarjes së lansimit të Apple këtë javë, thashethemet tregojnë se iPhone i ri mund të na tregojë saktësisht se sa bateri na ka mbetur, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi i iPhonëve hoqi treguesin e saktë të baterisë me iPhone X që vinte me një nivel në krye të ekranit.

Që atëherë, ikona e baterisë tregon vetëm një tregues të paqartë të përqindjes së baterisë.

Për të parë sasinë e saktë të energjisë së mbetur, përdoruesit duhet të ‘rrëshqitin’ poshtë në qendrën e kontrollit. /Telegrafi/

Exit mobile version