Mark Gurman i Bloomberg thotë se Apple po përgatitet për një lansimi produkti të fokusuar në pajisjet Mac në fund të muajit, me gjasë do të vijë një model i rifreskuar i iMac 24 inç, si pjesë e një përditësimi të vonuar harduerik.
Modeli aktual u lansua në prill të vitit 2021 dhe është i vetmi Mac i gjeneratës aktuale që ka mbetur me çipin M1, transmeton Telegrafi.
Gurman ka thënë në mënyrë të përsëritur se iMac-i i ardhshëm i Apple do të anashkalojë çipin M2 dhe në vend të tij do të pajisjet me çipin M3, por nuk specifikoi se cilin çip do të ketë pajisja e re.
Ai beson se njoftimet për Mac-in e ardhshëm do të bëhen të hënën me 30 tetor, ose të martën me 31 tetor. /Telegrafi/