Site icon Telegrafi

Apple mund të ndërroj së shpejti vendin e prodhimit të iPhone

SHBA aktualisht është në mes të reformimit të ligjeve në lidhje me tarifat për importet nga Kina. Për momentin, Apple mbetet e paprekur nga këto sanksione të tregtisë.

Megjithatë, nëse Presidenti i SHBA, Donald Trump, vendos të rrisë tarifat për telefonat, zyrtarët e Apple kanë njoftuar se kompania mund të ketë nevojë të lëvizë operacionet e prodhimit jashtë Kinës, pasi një pjesë e madhe e iPhone-ëve prodhohet nga kompanitë partnere kineze të Cupertino.

Edhe pse këto tarifa të reja ende nuk janë zbatuar, Apple ka dalë tashmë me një listë të vendeve të mundshme kandidate për të zhvendosur operacionet për produkte të tjera. Tani për tani, është duke pritur që Trump të bëjë lëvizjen e ardhshme.

Në një deklaratë të bërë në The Wall Street Journal muajin e kaluar, Presidenti i SHBA deklaroi se mallrat e prodhuara në Kinë kishin një gjasë të lartë për t’u ngarkuar me tarifat e ngritura, duke përfshirë laptopë dhe telefonat, dhe përqindja ndoshta do të vendoset midis 10 dhe 25 për qind.

Punonjësit e Apple kanë deklaruar se kompania nuk planifikon të bëjë ndonjë ndryshim në modelin ekzistues nëse tarifa rritet në 10%.

Megjithatë, nëse duhet të rritet në 25%, kompania do të detyrohet të rishqyrtojë.

Sipas Bloomberg, një ngritje prej 10% mund të shkaktojë rënie prej $ 1 në fitimet për aksion, ndërsa një rritje prej 25% ka të ngjarë të shkaktojë një rënie më dramatike EPS prej $ 2.50. /Telegrafi/

Exit mobile version