Site icon Telegrafi

Apple mund të lansoje AirPod 2 ‘gjatë gjysmës së parë të këtij viti’

AirPod është një prej produkteve më të suksesshme nga Apple – versioni më i ri i tyre, pritet të ketë mundësi edhe të monitorojë gjendjen shëndetësore.

Sipas Digitimes, këto kufje mund të lansohen gjatë gjysmës së parë të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Kompania prodhuese, pretendonte gjatë vitit të kaluar, se këto kufje do të lansoheshin edhe me mundësinë e mbushjes pa tela, krahas shtresës për mbushje AirPower. Mirëpo, që të dy produktet, nuk dolën ndonjëherë nga prodhimi.

“Kufjet pa tela, do të kenë nj dizajn diskret, që mund të monitorojë edhe gjendjen shëndetësore” shkruan Digitimes, pa saktësuar, se në çfarë forme do të funksionojë. Në të njëjtën kohë, thuhet se pritet kërkesë enorme për to në treg.

Gjatë vitit të kaluar, analistët prisnin që AiPod të arrinte në një version shumë të avancuar, deri në gjysmën e vitit 2019, apo në fillim të 2020-ës. Por, nuk ka pasur asnjëherë ndonjë konfirmim nga Apple, se kur do të lansohet.

Derisa në vitin 2017 AirPod është shitur në 16 milionë njësi, duke parë kërkesën e madhe për to, në vitin 2020 mund të shiten deri në 100 milionë njësi. /Telegrafi/

Exit mobile version