Telegrafi

Apple mund të krijojë një iPhone të lirë

Edhe Wall Street Journal më herët kishte spekuluar se Apple mund të ulte çmimin e iPhone, duke e pajisur modelin e lirë të iPhone me një mbështjellës i cili kushton më pak se alumini me të cilin i ka mbuluar modelet ekzistuese.

Modeli më i lirë i iPhone mund të prezantohet gjatë këtij viti, apo ky projekt mund të shtyhet sikurse ka ndodhur edhe më herët, kur Apple lansimin e një modeli të lirë e ka ruajtur vetëm si ide.

Deri më tani, Apple ka ruajtur strategjinë e saj të lansimit të vetëm një modeli të ri të iPhone, ndërsa versionet paraprake i ka liruar për ti hequr nga stoku.

Siç dihet, Android ka arritur të marrë 75 për qind të dërgesave të telefonave të mençur, nga 58 për qind sa kishte vitin e kaluar, ndërsa Apple është rritur nga 14 në 15 për qind të dërgesave, në nivel global. / Telegrafi /