Ju mund të prisni me të vërtetë prezantimin e iOS 18.4 për shkak të ndryshimeve që vijnë në Siri që do t’i lejojnë asistentit digjital të ketë qasje në tekstet, emailet shënimet në kalendar dhe të kuptojë se çfarë është në ekranin e telefonit tuaj.
Disa përdorues të iPhone janë duke pritur me padurim iOS 18.4 në mënyrë që të mund të përdorin veçoritë e reja dhe të përmirësuara të Sirit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, duket se Apple po planifikon të nxjerrë një përditësim të papritur përpara se të lëshohet iOS 18.4.
Duket se iOS 18.3.1 është shfaqur në regjistrat e brendshëm të vizitorëve të 9to5Mac që do të thotë se Apple ka testuar këtë përditësim.
Bazuar në publikimet e kaluara, Apple mund të lansojë iOS 18.3.1 gjatë javës së dytë ose të tretë të këtij muaji. /Telegrafi/