Site icon Telegrafi

Apple mund ta lansojë së shpejti iPhone 9 Plus me çmim mjaft të ulët

Duket se Apple që do ta lansojë së shpejti iPhone 9, të njohur deri më tani edhe si iPhone SE 2, por mund ta lansojë edhe iPhone 9 Plus.

Sipas 9to5mac, sistemi iOS14, është i dedikuar për një smartfon shumë më të madh dhe ky është pikërisht versioni i këtij telefoni me përmasa më të mëdha, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, ka pasur lajme të ndryshme, se ky iPhone do të lansohet së shpejti, ndërsa ishte thënë se mund të lansohej gjatë këtij muaji, por nuk është folur asnjherë për versionin Plus. Meqenëse iPhone 9 do ta zëvendësojë iPhone 8, atëherë mendohej se do të lansohej edhe iPhonë 9 Plus së bashku me të.

Ashtu siç është thënë më herët, ky smartfon do të ketë çmim të ulët duke filluar nga 365 euro, që është një çmim shumë i ulët në krahasim me 639 euro të iPhone 11, apo 1,000 euro të iPhone 11 Pro.

Por, në këtë smartfon nuk pritet të jenë të gjitha gjërat më të reja të teknologjisë, pasi do të ketë edhe pjesë nga telefonat e vjetra siç është butoni i poshtëm.

Brenda iPhone 9 Pro, do të jetë procesori A13 Bionic, që është paraardhësi i iPhonë 11 Pro, butonin fizik Home me Touch ID, ndërsa në iPhone 12 do të jetë procesori A14 Bionic që është më i shpejtë.

Ky smartfon me 5.5 inç do duhej të lansohej gjatë këtij muaji, por për shkak të vonesës në prodhim, ka mundësi që ta shtyjë edhe për pak kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version