Telegrafi

Apple merret vesh me IBM për shitjen e iPhone dhe iPad tek bizneset

Marrëveshja do të sjellë zgjidhje për ndërmarrje në "më shumë se 100 industri specifike " për pajisjet mobile të Apple, së bashku me suitën e shërbimeve të IBM, duke përfshirë shërbimet si “cloud, menaxhimin e pajisjeve, sigurinë, të dhënat analitike dhe integrimin mobil."

Apple do të ofrojë planet e saj të AppleCare për t’ua përshtatur ndërmarrjeve, ndërsa IBM do ti kombinojë pakot që përfshijnë "aktivizimin e pajisjeve, furnizimin dhe menaxhimin."

Ndërsa partneritet i ri mes kompanive të mëdha amerikane ka kuptim të përsosur të biznesit, ajo ende mund të tingëllojë paksa e çuditshme, sespe pakkush mund ta priste një partneritet mes dy rivalëve të moçëm.

Para disa dekadave, Apple dhe IBM ishin konkurrentë të ashpër, edhe pse kompanitë kanë marrë kahje të kundërta, me Apple që u përqëndrua në teknologji të konsumit dhe IBM e cila ka koncentrim më të thellë në ndërmarrje. /Telegrafi/