Sipas Timothy Arcuri, analist në Cowen & Co, Apple e ka edhe një version tjetër të pavarur të orës Apple Watch, e cila do të funksionojë edhe pa iPhone.
Kjo i bie që Apple do ta lansojë një model tjetër të Apple Watch e cila do të ketë lidhje celulare të integruar në të, siç po e bëjnë prodhuesit tjerë të orëve të mençura.
Madje thuhet se Apple mund ta përdor edhe ekranin në OLED në versionin e ri të Apple Watch, edhe pse nuk dihet se sa e saktë mund të jetë kjo informatë.
Apple Watch do të debutojë në tri materiale të ndryshme: të artë, alumin dhe çelik, ndërsa tani thuhet se Apple do ti prezantojë edhe tri versione të reja të materialeve, njëra prej të cilave do të jetë nga platina.
Ora e re e Apple do të dalë në shitje më 24 prill dhe do të jetë në dispozicion për para-porosi nga 10 prilli. (Telegrafi)