Telegrafi

Apple me veturë të re, deri në vitin 2020 (Foto)

Lajmet më të fundit thonë se Apple ka punësuar Doug Bettsin, ish-zëvendës presidentin e Fiat Chrysler Automotive, për të projektuar veturën e re të tyre.

Betts ka një rol të veçantë në industrinë e veturave. Kur ai iu bashkua Chryslerit në 2007, ai veçse kishte 21 vite eksperiencë në këtë industri.

Ai është person me kualitet, pasi ka pasur gjithashtu pozita të rëndësishme edhe në Nissan dhe Toyota. Sipas Detroit Free Press, Betts është inxhinieri i parë i automjeteve që Apple e ka punësuar.

Kjo lë të kuptohet se Apple është duke menduar ta prodhojë një veturë deri më 2020.