Telegrafi

Apple me iPhone5SE, iPad Air 3 dhe MacBook në Rose Gold?

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Apple ka ofruar produkte në ngjyrë roze të artë, por zgjerimi i opsionit Rose Gold vetëm kohët e fundit është përfolur.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë koment zyrtar nga Apple, prandaj këtë pohim duhet marrë me pak dyshim tani për tani.

Apple pritet të mbajë një ngjarje më 15 mars, ku ajo mund të zbulojë modelin më të ri të iPhone 5SE, tabletin iPad Air 3 dhe ndoshta disa opsione të reja për Apple Watch.

Edhe pse kompania është thënë se do ta lansojë iPhone 5SE në Rose Gold muajin e ardhshëm, në bazë të kësaj thashetheme të fundit iPad Air 3 në Rose Gold dhe MacBook i ri Rose Gold nuk do të arrijnë në treg deri në fund të këtij viti. (Telegrafi)