Telegrafi

Apple me Google Maps edhe në iOS 5

Tani, duket se Apple do të vazhdojë ta përdorë Google Maps për sistemin e saj operativ iOS, dhe sipas një raporti të fundit, thuhet se kompanisë Apple i nevojitet edhe pak kohë për ta bërë gati shërbimin e saj për harta.

Disa burime të besueshme i kanë thënë faqes 9to5 Google se Apple është duke punuar në shërbimin e saj për harta, mirëpo kanë shtuar se iOS 5 nuk do ta përmbajë atë, dhe se njëkohësisht Apple do të vazhdojë të mbështetet në Google Maps.

Për më shumë, thuhet se blerja e shërbimeve si Placebase dhe Poly9 nga Apple, ka bërë që kjo kompani seriozisht të mendojë për krijimin e shërbimit të hartave, i cili gjithsesi se do të mundohet të konkurrojë me Google Maps. / Telegrafi /