Telegrafi

Apple me dy modele të iPhone me ekran të lakuar?

Sipas pohimeve të këtij raporti i cili është publikuar edhe nga Bloomberg thuhet se Apple tashmë ka dy modele në përgatitje – njërin me ekranin e ndjeshëm me diagonale prej 4.7 inç, dhe tjetrin me diagonalen e ekranit në 5.5 inç. Më tej thuhet se të dy modelet përdorin materialin e ekranit i cili lakohet teposhtë.

Madhësitë e ekranit të modeleve të reja të iPhone janë të ngjashme me ato të modeleve rivale, si Samsung Galaxy Note 3, i cili ka ekranin me 5.7-inç.

Burimet anonime të informacionit thonë se dy modelet e reja të telefonave të Apple do të mund të lëshohen në treg në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm, ndërsa thuhet edhe se Apple është duke e testuar teknologjinë e “ndjeshme ndaj presionit” e cila nuk do të jetë e gatshme për modelin e ri të iPhone.

Ekranet e lakuara në telefona të mençur po shndërrohen në trend të ri, të cilin po e ndjekin prodhuesit më të mëdhenj të industrisë, pasi që deri më tani Samsung ka lansuar Galaxy Round, ndërsa LG e ka bërë prezantimin zyrtar të telefonit të saj G Flex, i cili është tërësisht i lakuar. / Telegrafi /