Telegrafi

Apple me dy iPhone 6, njëri në gusht, e tjetri në shtator!

Economic Daily News citoi burime anonime të cilat kanë thënë se Apple kishte blerë pjesë nga furnizues të ndryshëm tajvanez, përkatësisht nga firma si Visual Photonics, Epitaxy dhe Largan Precision, një përpunues kryesor i lenteve të përdorura në telefonat mobil, për telefonin e saj të ri i cili pritet të quhet iPhone 6.

Krijuesit tajvanez të elektronikës të kontraktuar nga Apple përfshijnë edhe emrat si Foxconn dhe Pegatron, të cilët gjithashtu janë njoftuar nga Apple për fillimin e linjave të montimit kah fundi i qershorit, tha gazeta.

Apple ka vendosur që ta lansojë versionin e ri të iPhone 6 me ekran 4.7” në gusht, rreth një muaj më herët, pasi shitjet e fundit kanë qenë të prekura nga debutimet e modeleve të reja të telefonave me ekrane më të mëdha – si ai i gjigantit jugkorean Samsung dhe modeli i ri i prodhuesit tajvanez HTC, thuhet në raport.

Ndërsa varianti me ekran më të madh i iPhone 6, përkatësisht modeli me ekranin prej 5.5“ do të zbulohet në shtator, siç ishte planifikuar më parë. Apple pritet që të shesë një total prej 80 milionë njësive nga të dy versionet e iPhone 6. /Telegrafi/