Modeli i parë i tabletit të ri nga Apple, do të jetë iPad 3 me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 9.7 inç, rezolucion 1536 x 2048, si dhe shirita të dyfishtë në teknologjinë LED.
Në anën tjetër, do të jetë edhe modeli tjetër i iPad, në të cilin kompania Apple do të integrojë procesorin A6, si dhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel.
Bazuar në raportin e DigiTimes, tabletët e rinj të Apple do të kenë specifika të njëjta, ndërsa dallimi kryesor do të jetë në kamera dhe karakteristika të procesorit. / Telegrafi /