Telegrafi

Apple: Mbi 1 mln shkarkime për sistemin e operimit X Lion

Lajmi është njoftuar përmes një komunikate për shtyp nga vetë kompania amerikane, ndërsa theksohet se vrulli i shkarkimeve vijon të jetë i lartë, për shkak se trafiku në rrjetet e tyre vazhdon të jetë i rënduar.

Sistemi i operimit X Lion u prezantua të premten nga shefi i financave të Apple, zoti Openheimer, dhe përfshin 250 aplikacione të reja, ndër të cilat lehtësira në përdorimin e postës elektronike, sistemin e prekjes apo edhe ruajtjes së materialeve. /Telegrafi/