Telegrafi

Apple mbështetet tek Intel për iPhone 7 dhe iPhone 8?

Nuk ka qenë e lehtë për Intel të përcjell hapin e Qualcomm, por ky fakt pritet të ndryshojë së shpejti.

Sipas Bloomberg thuhet se versioni i ri i iPhone do të debutojë me modem të bërë nga Intel-i, në disa vende të caktuara të botës.

Qualcomm në anën tjetër, do të jetë pjesë përbërëse e iPhone në pjesët tjera të botës, duke përfshirë edhe Kinën.

Duhet kuptuar se nuk bëhet fjalë për procesorët e pajisjes por për modemët të cilët lidhin telefonin tuaj të mençur me rrjetin mobil.