Telegrafi

Apple MacBook Air 12” do të jetë super i hollë

Burimet brenda rrjetit të furnitorëve të Apple thonë se MacBook Air me 12-inç do ta ketë procesorin e Intel, Broadëell, si dhe do të dallohet lehtë për dizajnin e ri super të hollë.

Edhe përkundër specifikave të mira, pas lansimit në treg MacBook Air i ri pritet të ofrohet në sasi të kufizuara, për shkak të disa çështjeve me krijimin e komponentave të laptopit të Apple, i cili do të prodhohet nga Quanta Computer.

Përveç dizajnit super të hollë dhe procesorit të ri Apple thuhet se do ta ofrojë modelin e ri të laptopit të saj 12” MacBook Air në ngjyrën e argjendtë, të artë, dhe atë hiri, me rastin e debutimit të tij në treg në mesin e vitit 2015. (Telegrafi)