Telegrafi

Apple Mac Book Air i ri me 12” prezantohet javën e ardhshme

Të hënën e ardhshme, Apple do ta mbajë një konferencë për media, dhe në këtë ngjarje pritet të zbulohen më shumë detaje për orën e parë të Apple, por gjithsesi se pritet edhe debutimi i MacBook Air me 12 inç.

Lajmi është bërë i ditur nga The Michael Report, i cili e ka konfirmuar se laptopi i ri i Apple me cilësinë e ekranit në Retina – MacBook Air do të prezantohet zyrtarisht, gjithashtu.

Më parë ishte thënë se modeli i ri i MacBook Air do të vijë me një dizajn shumë më të hollë sesa linja e tanishme e laptopëve dhe se Apple do t’i zëvendësojë të gjitha portet e laptopit të saj me një port të ri dhe të vetëm të USB. (Telegrafi)