Dërgesat e tabletëve arritën në 53.8 milionë njësi, dhe madje u rritën me 11.2 për qind në krahasim me tremujorin e fundit.
Apple ka vazhduar të udhëheqë tregun e tabletëve, pavarësisht nga numri i madh i tabletëve të lirë. Kompania amerikane është e ndjekur nga Samsung, që është në vendin e dytë.
Apple ka shitur 12.3 milionë tabletë në tremujorin e tretë, që ka shënuar një rënie prej 12.8 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, kur kishte shitur 14.1 milionë njësi.
Pavarësisht nga rënia, kompania me bazë në Cupertino vazhdoi të jetë lider në tregun e tabletëve, dhe së fundmi ajo ka lansuar modelet e reja të tabletëve sikurse iPad Air 2 dhe iPad mini 3. (Telegrafi)