Telegrafi

Apple licencohet për veturat pa shoferë!

Duket sikur projekti Apple Car do të fillojë së shpejti në një formë të re. Më parë kishte qarkulluar lajmi se Apple kishte vendosur të ndalojë dizajnimin e një veture aktuale dhe në vend të saj do të punonte në një softuer për makina pa shofer.

Tani, Apple ka marrë pëlqimin nga DMV në Kaliforni të marrë pjesë në programin ‘Autonomous Vehicle Tester’, që do të thotë se softueri që ka zhvilluar së shpejti do të jetë pjesë e veturave vet-vozitëse.

Ky është programi që Tesla, Google, BMË, Nissan, Honda dhe të tjerët janë duke e testuar në makinat e tyre të reja.

Megjithatë, nuk do të kemi mundësinë të shohim një veturë Apple. Në vend të saj, softueri për makina pa shofer do të testohet në Lexus RX450h SUV.

Apple tashmë ka marrë leje për tri prej këtyre veturave.