Telegrafi

Apple lëshon OS X Lion 10.7.1

Ky version i ri i OS X Lion gjithashtu sjell edhe përmirësime në disa probleme të mëparshme, sikurse ai me hapjen e videove në kuadër të shfletuesit Safari të Apple, si dhe rregullim të problemit me audio, i cili ka ndodhur kur përdoruesit kanë përdorur kabllon HDMI ose “audio-out”. 

Përmirësimet tjera të cilat i sjell ky sistem përfshijnë edhe ato çështje që lidhen me transferimin e të dhënave, si dhe funksionet tjera kompatibile me sistemin e Mac OS X Lion, dhe freski të tjera që sjellin më shumë qëndrueshmëri edhe sa i përket lidhjes WiFi.

Të gjithë ata që duan ta kenë versionin e ri të sistemit operativ të Apple – OS X Lion 10.7.1, duhet ta vizitojnë në uebfaqes e Apple, seksionin për mbështetjen e konsumatorëve. / Telegrafi /