Siç sugjeron edhe numri, versioni i ri i iOS sjell disa përmirësime të vogla të sigurisë, dhe përmirësimin e disa defekteve të raportuara më herët.
Versioni i ri i iOS merr 26.1MB të telefonit, mirëpo për këtë hapsirë të telefonit, përdoruesit marrin përmirësime në Touch ID, ndërsa përmirëson edhe defektin i cili do të mund ta ndikonte përgjigjen e tastierës dhe përmirëson problemin e shfaqur mes Bluetooth dhe VoiceOver.
iOS 7.1.1 tani është vënë në dispozicion për përdoruesit. Në rast se nuk mund ta bëni përditësimin me versionin e ri, atëherë klikoni në menynë e cilësimeve të telefonit, për ta parë nëse përditësimi vlen edhe për ju. / Telegrafi /