Telegrafi

Apple lëshon iOS 4.3.2

Versioni i fundit i këtij softueri është iOS 4.3.2 dhe i njëjti vjen me një spektër të gjerë të përmirësimeve të “krimbave” për FaceTime, në të cilën shpeshherë paraqitej një video e ngrirë ose boshe gjatë një telefonatë nga ky aplikacion.

Apple gjithashtu ka rregulluar problemin i cili shfaqej më shumë tek përdoruesit jo-amerikan të rrjetit 3G në iPad WiFi, ndërsa kjo kompani thotë se ka arritur të përmirësojë edhe një mori problemesh të sigurisë që kanë qenë të papërcaktuara në versionet e mëparshme të iOS.

Versioni i freskuar i iOS 4.3.2 është në dispozicion për të shkarkuar nga iTunes, dhe ky version është kompatibil me 4 iPhone (GSM), iPhone 3GS, iPad, iPad 2, dhe iPod Touch. / Telegrafi /