Telegrafi

Apple lanson versionin 13 inç MacBook?

9to5Mac ka thënë se sipas një burimi të besueshëm, MacBook 13 inç me ekran Retina do t’i bashkangjitet versionit 15 inç të lansuar në qershor. Ueb sajti thotë se pajisja e re do të shitet në dy modele me dallim në procesorë dhe hapsëriat ruajtëse.

Dy modelet do të jenë të gatshme për shitje gjatë këtij muaji. Tashmë kemi dëgjuar se Apple do të organizoj një ngjarje me 23 tetor, ku pritet të zbuloj versionin e vogël të iPad.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë detaj tjetër mbi specifikat apo çmimin e MacBook 13 inçësh. Gjithashtu, lajmi mbi lansimin e këtyre dy pajisjeve, MacBook Pro dhe iPad Mini nuk është ende i konfirmuar nga Apple./Telegrafi/