Telegrafi

Apple lanson iPad Mini

Pajisja e vogël e xhepit, për të cilën thuhet se është versioni më i ri i iPad do të bazohet në sistemin operativ të Apple, iOS, tashmë ka rënë në duart e revistës Forbes, e cila i ka dhënë para një punëtori të Apple për ta poseduar prototipin e iPad.

Versioni më i ri i tabletit më të famshëm në botë, iPad Mini do të jetë në tregun botëror në pjesën e fundit të vitit 2012.

Nëse ndodh që Apple ta lansojë modelin minimal të iPad, kjo do të shihet si tentimi i kompanisë për tu përgjigjur ndaj rivalit Amazon Kindle Fire. / Telegrafi /