Telegrafi

Apple lanson iOS 6, integrimin me Facebook, bëhet gati për iPhone 5

 
Bashkë me Maps, në iOS 6 do të vijnë edhe disa funksione të reja për aplikacionin e zërit, Siri, i cili tani mbështet edhe gjuhët tjera përveç asaj angleze, integrimi me Facebook dhe kontaktet e kalendarin, si dhe mundësia për të postuar direkt në Facebook Apple Notification Center në iOS. 
 
Apple ende nuk ka dhënë asnjë datë të saktë për lansimin e iOS 6, edhe pse ka thënë se kjo do të ndodhë gjatë vjeshtës së këtij viti, mirëpo dyshohet se ky lansim do të ndodhë bashkë me iPhone 5, i cili pritet të vijë në tetor. / Telegrafi /