Apple ka lëshuar iOS 17.3 dhe iPadOS 17.3 për përdoruesit e produkteve të saj.
Ky është një rifreskim modest, ndaj mos kërkoni ndonjë gjë shumë të çmendur.
Sidoqoftë, ekziston një veçori e re e quajtur Mbrojtja e Pajisjes së Vjedhur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kjo nuk përdoret për të gjetur një iPhone ose iPad të vjedhur, por për të mos lejuar që hajdutët të kenë qasje në të dhënat tuaja personale.
Funksioni u shfaq fillimisht në versionin beta të zhvilluesit të iOS 17.3 dhe në fakt është mjaft i dobishëm.
Kjo nuk do t’i ndalojë hajdutët të bëjnë gjërat e tyre, por do t’i bëjë gjërat më të vështira për ta.
Mjeti është i disponueshëm si për iPhone ashtu edhe për iPad. /Telegrafi/