Telegrafi

Apple lanson edhe iPod Nano

Modeli i ri i iPod Nano tani posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 2.5 inç, rezolucion prej 240 x 432 piksel, si dhe butonin e vetëm të rrumbullakët në mes të pajisjes, sikurse iPhone, iPad dhe iPod Touch.

iPod Nano vjen edhe me 16GB memorie të brendshme, ndërsa pajisja shitet me një çmim prej 129 dollarësh në ngjyra të ndryshme, sipas preferencave të konsumatorëve. / Telegrafi /