“Një numër i shfrytëzuesve është ankuar se bateritë po zbrazen më shpejtë se që do të duhej”, tha zëdhënësi i Apple. “Kemi gjetur disa bug-a të cilët shkurtojnë kohëzgjatjen e baterisë dhe në afat prej disa javësh do të publikojmë mbindërtimin softuerik që do të zgjidh problemin”, shtoi ai.
Apple nuk publikoi detajet, por për problemet me baterinë e iPhone 4S po diskutohet nëpër forumet e ndryshme nëpër internet. /Telegrafi/