Telegrafi

Apple konfirmon datën e lansimit të iPad 2

Madje, kjo gjë vërehet edhe në fotografinë e postuar në Telegrafi.com, e cila e lidh këtë ngjarje me lansimin e iPad 2, ndërsa do të jetë interesante të shihet se çfarë karakteristika do të posedojë tableti i ri i kompanisë Apple.

Tashmë është bërë e ditur se iPad 2 do të ketë një kamerë në pjesën e përparme të tabletit, e cila do të përdoret me softuerin e saj FaceTime.

Ndërsa gjithashtu është raportuar se kjo pajisje e shumëpritur nga adhuruesit e produkteve të Apple do të ketë edhe dizajn shumë më të hollë se paraardhësi i saj, iPad. / Telegrafi /