Telegrafi

Apple konfirmoi OpenStreetMap-in

Kompania kështu në aplikacionin iPhoto për iPad filloi me përdorimin e hartave nga OpenStreetMap, përndryshe një koleksion publik i hartave i hapur për përdorim nga të gjithë. Mirëpo, në Apple e harruan një imtësi – të përmendin kudo se hartat e kujt janë duke përdorur. Kjo padrejtësi është korrigjuar tani, e Apple dy muaj pas ankesës së bërë nga OpenStreetMap shtoi edhe emrin e tyre në listën e hartave të përdorura. Kontaktet e drejtpërdrejta me Apple siç thuhet nuk bënë punë – suksesi u arrit vetëm pasi një programer i aplikacioneve për iOS, i cili gjithashtu është edhe një nga ata që i kontribuojnë OpenStreetMap-it, “tërhoqi ca lidhje” në Apple.

“Është e qartë, do të pëlqenim që Apple të na kishte përmendur nga fillimi, por edhe kjo është një hap i madh para”, tha një anëtarë i udhëheqësisë së OSM-it. Apple deri tani bleu tri kompani të cilat merren me hartografi, e rezultatet e para të këtyre akvizicioneve në gati të gjitha produktet pritet të shihen në të ardhmen. /Telegrafi/