Telegrafi

Apple, kompania më e admiruar në botë

Dhe kjo nuk është hera e parë që Apple është në këtë pozitë, pasi që këtë pozitë Apple e ka marrë për të shtatin herë me radhë.
Në këtë listë, pas Apple janë radhitur kompanitë si Amazon, Google, Berkshire Hathaway, dhe Starbucks.

Rangimi në listë është bërë në bazë të një pyetësori të plotësuar nga korporatat, përkatësisht drejtorët ekzekutiv dhe analistët e industrisë, duke i vlerësuar atributet si inovacioni, njerëzit, menaxhimi dhe përgjegjësia sociale.

Apple në total ka marrë 7.94 pikë, duke e kaluar Amazon-in e cila ka marrë 7.09 pikë.

Apple gjithashtu është radhitur e para në listën e 9 atributeve kryesore të përshkruara në listë. Për përgjegjësinë sociale, Apple është radhitur e pesta, dhe e dyta në konkurrueshmërinë globale, pas rivalit Google, e cila ka qenë e para në këtë kategori. / Telegrafi /