Site icon Telegrafi

Apple kinez depërton edhe në Indi

Mirëpo, lajmi i fundit tani është se kompania inovative kineze është duke u përgatitur për të depërtuar edhe në Indi, prej javës së ardhshme.

Në fakt, Xiaomi e ka pubulikuar një njoftim në të cilin thuhet se hyrja e saj në tregun e madh indian do të bëhet më 8 korrik, dhe me këtë ajo synon të marrë edhe disa miliona përdorues të rinj, të cilët do t’ia shtojë më shumë se 26.1 milionë përdoruesve të tjerë, të cilët në 6 muajt e parë e kanë blerë ndonjërin nga modelet e saj të telefonave.

Burimet e faqes së njohur të teknologjisë, BGR thonë se Xiaomi do të prezantohet me modelet e saj të reja të telefonave si Mi3 dhe RedMi, me të cilët do ti targetojë përdoruesit indian të telefonave “smart” me karakteristika të avancuara dhe kosto të ulët.

India është një treg shumë i madh, me kërkesë për telefona të lirë të cilët bazohen në sistemin operativ Android, dhe platforma tjera mobile që ofrojnë telefona me kosto të ulët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version