Telegrafi

Apple kërkon bllokimin e shitjeve të telefonave të Samsung

Megjithatë, Apple ishte e pakënaqur nga vendimi sepse fillimisht kishte kërkuar vlerën prej 2.2 miliardë dollarëve për dëmet që ajo pretendonte se i janë shkaktuar nga rivali i saj kryesor në tregun e telefonave mobil.

Por, një kërkesë të tillë gjykata e mohoi, dhe Apple tani do ta sfidojë atë vendim.

Apple pretendon se Samsung i ka përdorur disa nga patentat e saj në telefonat e saj të mëparshëm, e kjo do t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm kompanisë "Apple" në qoftë se Samsung vazhdon ti shes ato.

Prandaj, Apple kërkon që kjo të jetë arsyeja kryesore që gjykata të marrë një vendim të përhershëm gjyqësor për ndalimin e tyre.

Lista e pajisjeve që Apple nuk do ti shohë në tregun mobile përfshijnë modelet si, Galaxy Nexus, Galaxy Note, Galaxy Note 2, Galaxy S II, Galaxy S II Epic 4G Touch, Galaxy S II, Stratoshphere dhe Galaxy S III.

Apple tani përsëri do ta provojë fatin e saj për të parë nëse të dy kërkesat e saj do të plotësohen edhe pse nuk besohet se gjykata do ti miratojë kërkesat e gjigantit amerikan të teknologjisë. / Telegrafi /