Telegrafi

Apple kërkon 2.19 miliardë dollarë nga rivali Samsung

Tani është thënë se Apple ka kërkuar një dëmshpërblim të ri nga Samsung, vlera e të cilit arrin në 2.19 miliardë dollarë, të cilat kompania amerikane po i kërkon nga Samsung për dëmet që lideri botëror i telefonave mobil ia ka shkaktuar asaj.

Apple e ka punësuar ekspertin e dëmeve, Chris Vellturo, i cili ka sqaruar se dëmet janë kombinim i fitimeve të humbura dhe komisioneve pë patenta nga të cilat Samsung ka përfituar kur i ka prodhuar telefonat e saj.

Apple pohon se Samsung ka arritur që ti shesë më shumë se 37 milionë telefona dhe tablet, të cilët e kanë përdorur teknologjinë e Apple.

“Është një treg shumë i madh, dhe Samsung ka shitur shumë në treg” ka thënë Vellturo, para se ta sqarojë se si ka ardhur deri tek kalkulimi i shumës prej 2.19 miliardë dollarësh. / Telegrafi /