Telegrafi

Apple: Kërkesë e jashtëzakonshme për iPhone 5S

“Kërkesa për iPhone-ët e rinj ka qenë e mahnitshme, dhe momentalisht ne i kemi shitur të gjitha njësitë, ndërsa furnizimi jonë është i kufizuar për disa versione të iPhone 5S” ka thënë një përfaqësues i Apple për AllThingsD.

Apple ka refuzuar të komentojë mbi shifrat e shitjeve, dhe është e natyrshme që kompania mos të publikojë asnjë detaj për shitjet, pa kaluar një javë nga debutimi i saj në treg.

Tani, iPhone 5S i artë është vënë në shitje për muajin tetor, ndërsa edhe për disa modele tjera ka thënë se duhet të pritet prej 7 deri në 10 ditë.

Situatë tjetër thuhet se është për iPhone 5C, model për të cilin duhet pritur prej 1 deri në 3 ditë. / Telegrafi /